Klopp flet lidhur me rinovimin e kontratës së Salah

Futboll

Klopp flet lidhur me rinovimin e kontratës së Salah

Më: 4 prill 2022 Në ora: 18:42
Mohamed Salah

Jurgen Klopp është përballur përsëri me pyetjen e njëjtë nga gazetarët. Mohamed Salah është çështja kryesore.

Ylli egjiptian i Liverpool, Mo Salah po shkon drejt muajve të fundit të kontratës së tij me ‘Reds’, dhe akoma nuk ka një firmë të tij për një marrëveshje të re.

Shumë zëra e lidhnin anësorin me një kalim të mundshëm te Barcelona, por së fundmi ata zëra janë zbehur. Lidhur me situatën është pyetur edhe trajneri i ‘Reds’, Jurgen Klopp.

“Nuk ka asgjë të re për t’u thënë lidhur me Mo”, ka thënë Klopp.

“Palët vendimtare po takojnë njëra-tjetrën dhe po bisedojnë. Kjo është krejt çfarë na duhet”, shtoi gjermani.

Në Angli tashmë thonë se Barcelona kurrë nuk ka qenë opsion për Salah. Lojtari nuk planifikon të luajë në La Liga, siç qëndrojnë gjërat tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat