Sergio Ramos vendos për të ardhmen

Futboll

Sergio Ramos vendos për të ardhmen

Më: 4 prill 2022 Në ora: 20:17
Sergio Ramos

Sergio Ramos raportohet se nuk dëshiron që të largohet nga Paris Saint-Germaini.

Mbrojtësi spanjoll nuk po kalon sezon aspak të mirë te skuadra franceze. Shkaku i lëndimeve, ai ka regjistruar vetëm pesë paraqitje në të gjitha garat.

Megjithatë, “RMC Sport” ka raportuar se Ramos nuk po planifikon të largohet nga “Parc des Princes”, pasi ka vendosur që të dëshmohet në sezonin e ardhshëm.

36-vjeçari ka kontratë të vlefshme me PSG-në deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Ramos ka stërvitur së fundmi dhe mund të rikthehet në aksion në fundjavë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat