Arsenali e dëshiron transferimin e Martinezit

Futboll

Arsenali e dëshiron transferimin e Martinezit

Më: 5 prill 2022 Në ora: 00:11
Lautaro Martinez.

Arsenali do të synojë të përforcohet me një sulmues gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas “Calciomercato”, klubi londinez do të tentojë transferimin e Lautaro Martinezit.

Në anën tjetër, Interi thuhet se do ta lërë argjentinasin të largohet nëse marrin një ofertë prej 80 milionë eurove për të.

Nga “Emirates Stadium” pritet të largohet Alexandre Lacazette gjatë verës. Francezi do të mbetet lojtar i lirë, pasi do t’i skadojë kontrata më 30 qershor.

Kualifikimi eventual i Arsenalit për në Ligën e Kampionëve do t’ia rriste shanset për të nënshkruar me një futbollist si Martinez.

Ndryshe, 24-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Interin deri më 30 qershor 2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat