Rabiot thumbon Interin

Futboll

Rabiot thumbon Interin

Më: 5 prill 2022 Në ora: 12:58
Rabiot thumbon Interin

Juventusi humbi 0-1 në derbin e Madoninës kundër Interit, që prodhoi pafund polemika.

Vendimet e arbitrave hapën debate të mëdha në Itali, ku të shumtë ishin ata që kritikuan gjykimin e kësaj përballjeje.

Sigurisht që thumbimet nuk mund të mungonin as nga lojtarët e Juventusit. Adrien Rabiot ka ironizuar në rrjetet sociale mënyrën e arbitrimit, duke e konsideruar gjyqtarin si lojtarin e 12 të Interit në fushën e lojës.

“Ndeshje e madhe, përgëzime të gjithëve! Sa keq për rezultatin, por është e vështirë të luash 11 kundër 12“, shkruan Adrien Rabiot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat