Mbappe mund të zgjedhë PSG-në në vend të Realit

Futboll

Mbappe mund të zgjedhë PSG-në në vend të Realit

Më: 5 prill 2022 Në ora: 14:48
Mbappe mund të zgjedhë PSG-në në vend të Realit

Kylian Mbappe vijon të mbajë të ndezur “zjarrin e merkatos” prej më shumë se rreth një viti, me dy klubet kryesore Paris Saint-Germain dhe Real Madrid, që kryesojnë garën për francezin.

Ndërsa vetë sulmuesi dëshiron shumë që të bëhet pjesë e madrilenëve, janë tre arsye që mund ta mbajnë francezin te PSG-ja përveç fitimit të Championsit të parë me parizienët.

200 milionë euro për 2 vite kontratë

PSG planifikon që t’i ofrojë Mbappes një kontratë të re deri në 2024-ën me një pagë prej 50 milionë eurosh për sezon plus 100 milionë euro bonus për qëndrimin.

Faktori “Zinedine Zidane”

Humbja ndaj Real Madridit në Champions League ka rritur mundësinë e ndryshimit të trajnerit te PSG-së për sezonin 2022-2023. Zëvendësimi i Mauricio Pochettinos me Zinedine Zidanen mund të ndikonte në dëshirën e sulmuesit 23-vjeçar për të zgjatur qëndrimin në Paris.

Lojërat Olimpike Paris 2024

Raportimet e fundit bëjnë me dije se vetë Emmanuel Macron, Presidenti i Francës, i ka kërkuar Mbappes që të qëndrojë te PSG-ja. Përtej faktit që do të jetë pjesës e përfaqësueses së Francës për Kupën e Botës Katar 2022, në skenë dalin edhe Lojërat Olimpike që do mbahen në Paris. Francezi dëshiron që të jetë një nga imazhet kryesore të këtij eventi, gjë që mund ta bënte atë të vishte fanellën e PSG-së në vend të asaj të Realit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat