Një klub i tretë ka hyrë në garë për Mbappen...

Futboll

Një klub i tretë ka hyrë në garë për Mbappen...

Më: 5 prill 2022 Në ora: 17:51
Një klub i tretë ka hyrë në garë për Mbappen...

Është gjithmonë dhe më afër dita e skadencës së kontratës të Kylian Mbappe (30 qershorin e ardhshëm) me sulmuesin që duhet të zgjedhë mes qëndrimit te PSG, që i ka ofruar shiritin e kapitenit për ta bindur të qëndrojë, dhe një transferimi të mundshëm te Real Madrid.

Por duket se ka dalë një klub i ri i interesuar për yllin francez, që është futur në garë mes francezëve dhe Los Blancos. Për këtë ka folur Jerome Rothen, ish-mesfushori i PSG dhe Francës.

Ish-futbollisti ka folur për një klub të ri në garë për të siguruar shërbimet e kampionit të botës: “Sipas informacioneve që më janë dhënë, një klub i tretë ka hyrë në garë për Mbappe dhe mund ta tundojë”, ka thënë Rothen për RMC.

“Nuk e di identitetin e këtij klubi, por ajo që është e sigurt është se nuk është Barcelona. Blaugranat janë jashtë garës për shumë arsye.

“Në Europë, në këtë moment, nuk ka 15 mijë klube që mund të marrin Mbappe. Ndeshja luhet mes PSG, Real dhe ndoshta një klubi tjetër”.

Në 38 ndeshje të luajtura në këtë sezon me Paris Saint-Germain, 23-vjeçari ka shënuar 28 gola dhe ka dhënë 20 asiste në total. Vlera e tij në merkato, sipas Transfermarkt, është 160 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat