Sadiki: Ne shikojmë punën tonë, ky është futbolli

Futboll

Sadiki: Ne shikojmë punën tonë, ky është futbolli

Më: 5 prill 2022 Në ora: 18:05
Sadiki: Ne shikojmë punën tonë, ky është futbolli

Skuadra e Boreci nga Velesi në fundjavë bëri befasinë më të madhe, duke e ndalur Shkëndijën e favorizuar në Tetovë, duke luajtur baraz 0:0.

Mbrojtësi kumanovar, Nehar Sadiki ishte lojtari më i dalluar në fushën e lojës.

I pyetur nëse kanë bërë ndonjë gjynah që për shkak të tyre trajneri Bruno Akrapoviç mbeti pa punë te Shkëndija, ai u shpreh:

“Nuk kemi bërë gjynah që trajneri Bruno Akrapovic u largua nga Shkëndija, sepse ne e shikojmë punën tonë. Ky është futbolli”.

Pastaj, “luftëtari” i Borecit iu kthye ndeshjes në Tetovë.

“E kemi analizur lojën e Shkëndijës, për momentin që ishte me atë formacion u munduam pikat e forta me ia ndalë. Dhe, me një lojë shumë motivuese ia dolëm të marrim rezultat pozitiv në Tetovë”, tha ai.

Sadiki nga disa media vendore u zgjodh në ekipin e javës. Ai thotë se ky barazim është një motiv shtesë për mbijetesë në ligë.

“Po, patjetër që ky barazim na ka dhënë shumë motiv që të vazhdojmë të luftojmë për mbijetesë në ligë. Ne kemi një ekip të mirë, por na mungon vetëm pak përvoja. Kemi gjasa me mbetë në ligë, gjithcka është e mundur. Të mërkurën jemi të bindur se do ta fitojmë  Akademija Pandevin”, përfundoi kumanovari i Borecit, Nehar Sadiki për Open-TV.

Në renditjen tabelore ata gjenden në vendin e parafundit me 14 pikë. Skuadra e Borecit, të  mërkurën (nesër, ora 15:00), në Veles e pret Akademija Pandevin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat