Abraham në Arsenal!?

Futboll

Abraham në Arsenal!?

Më: 5 prill 2022 Në ora: 20:15
Abraham

Një nga ish-lojtarët e Arsenal, Emmanuel Petit ka folur për gjasat që ‘Gunners’ të transferojnë yllin e Romës, Tammy Abraham.

Abraham ka shkëlqyer në aventurën e tij te Roma dhe është në mesin e sulmuesve më produktiv në vitin kalendarik 2022.

Petit beson se Abraham preferon të kthehet në Angli dhe Arsenal është skuadra që mund t’ia ofrojë një mundësi të tillë.

“Jam goxha i sigurt që ai dëshiron të kthehet në Angli”, ka thënë Petit.

“Ai do të përshtatej në mënyrë perfektë te skuadra e Arsenal”, shtoi francezi.

Abraham ka qenë pjesë e Premier League sa luante me Chelsea. ‘Blutë’ nuk patën hapësira për të. Pjesa tjetër e Londrës mund t’i ofrojë mundësinë e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat