Klopp pas ndeshjes me Benfican: Është kënaqësi që punoj me Diaz çdo ditë

Futboll

Klopp pas ndeshjes me Benfican: Është kënaqësi që punoj me Diaz çdo ditë

Më: 5 prill 2022 Në ora: 23:49
Luis Diaz

Gjiganti anglez Liverpool shënoi sot fitore me rezultat 3:1 si mysafirë kundër Benficas, ndeshje kjo që ishte e vlefshme për takimin e parë të fazës së çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Golashënues për skuadrën e Jurgen Klopp ishin mbrojtësi Ibrahima Konate, Sadio Mane dhe ylli kolumbian Luis Diaz, ndërsa për nikoqirët golin e vetëm e shënoi Darwin Nunez.

Pas ndeshjes, trajneri gjerman Jurgen Klopp ishte tejet i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, në veçanti atë të Luis Diaz, për të cilin tha se është kënaqësi që ka nën urdhrat e tij një lojtar si ai.

“Ai është një super lojtar. Ai është një super lojtar i nivelit botërorë. Është kënaqësi për mua që të punoj me Luis çdo ditë, dhe jam më shumë se i lumtur që vendosëm ta transferojmë në janar”, tha Klopp.

Ylli kolumbian shënoi sot golin e tretë për Liverpoolin, respektivisht shënoi në minutën e 87’ për ta vulosur fitoren e “Të Kuqve” në 3:1 kundër Benficas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat