Barcelona gjithnjë e më afër yllit të Bayernit

Futboll

Barcelona gjithnjë e më afër yllit të Bayernit

Më: 6 prill 2022 Në ora: 09:22
Bayern Munichu

Kur Barcelona është duke u përgatitur për ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Evropës kundër Eintracht Frankfurt, ka disa lëvizje që janë duke ndodhur jashtë fushës në lidhje me njërin nga synimet për tu transferuar gjatë verës.

Siç raportohet nga “SPORT”, ylli polak Robert Lewandowski është gjithnjë e më afër që të transferohet te Barcelona nga Bayern Munichu.

Sulmuesi 33 vjeçar është duke hyrë drejt vitit të fundit të kontratës së tij me gjigantin gjerman, dhe thuhet se është duke synuar që ta fillojë një aventurë të re larg “Allianz Arenas”.

Barecola spekulohet se ka hequr dorë nga pista e Erling Haaland, duke kthyer tani vëmendjen vetëm te ylli polak.

Së fundmi, edhe gazetari i njohur Fabrizio Romano kishte raportuar se ka bisedime mes krerëve të “Blaugranëve” dhe agjentit të Lewandowskit, Pini Zahavi, për të diskutuar mbi detajet e kontratës së tij, edhe pse ende nuk ka pasur kontakte direkte mes Barcelonës e Bayern Munichut.

Që prej transferimit të tij nga Borussia Dortmundi te Bayern Munichu, Robert Lewandowski ka arritur të bëjë 367 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 339 gola dhe 69 asistime mbi emrin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat