Mbappe do të prezantohet në “Santiago Bernabeu” në fund të majit!?

Futboll

Mbappe do të prezantohet në “Santiago Bernabeu” në fund të majit!?

Më: 6 prill 2022 Në ora: 11:58
Mbappe do të prezantohet në “Santiago Bernabeu” në fund të majit!?

Ndërsa në Francë janë të bindur se Kylian Mbappe do të rinovojë me PSG-në mediat spanjolle argumentojnë pikërisht të kundërtën.

“El Chiringuito” , emision shumë i afërt me Real Madridin, lëshon “bombën” se sulmuesi francez, nëse vendos të pranojë propozimin e Florentino Perez, do të prezantohet në stadiumin “Santiago Bernabeu” në fund të muajit maj.

Marrëveshja është shumë pranë dhe prezantimi mund të shtyhet për javën e parë të qershorit nëse skuadra e Karlo Ançelotit do të arrijë në finalen e Champions-it, e cila do të luhet në Paris më 28 maj.

Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e PSG-së në Ligue , 23-vjeçari është aktivizuar gjithsej në 27 ndeshje nga ku ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar 13 asist për shokët e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat