Xavi lë jashtë listës holandezin

Futboll

Xavi lë jashtë listës holandezin

Më: 6 prill 2022 Në ora: 12:10
Xavi lë jashtë listës holandezin

Xavi Hernandez ka bërë të ditur listës e lojtarëve për ndeshjen e parë çerekfinale me Eintrachtin e Frankfurtit, që do të zhvillohet të enjten në orën 21:00.  Trajneri katalanas nuk do të mund të llogarisë në Memphis Depay, i cili vuan nga një mbilodhje në këmbën e majtë dhe ka qëndruar në Barcelonë.

Lajmi pozitiv është se po rikuperon mbrojtësin e majtë, Alejandro Balde, i cili tashmë e ka lënë pas dëmtimin, ndërsa Dani Alves nuk është përfshirë që në fillim në listën e UEFA-s.

Mungojnë gjithashtu Luuk de Jong, i cili rezultoi pozitiv me Covid të shtunën, dhe Dest, i cili nuk është rikuperuar plotësisht nga shqetësimi që pësoi në ndeshjen ndaj Galatasaray-t.

Katalanasit kanë planifikuar të zbarkojnë në mesditë në Gjermani. Stërvitja e fundit para ndeshjes do të zhvillohet këtë mbrëmje, në orën 19:00.

Lista e plotë e Barcelonës për ndeshjen me Eintracht Frankfurtin: Ter Stegen, Pique, Araujo, Sergio Busquets, Riqui Puig, Dembélé, Adama, Braithëaite, Neto, Nico, Lenglet, Pedri, Alba, Balde, Ferran, Frenkie de Jong, Mingueza, Eric, Aubameyang, Arnau Tenas dhe Gavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat