Calhanoglu: Penalltia më e rëndësishme në karrierën time

Futboll

Calhanoglu: Penalltia më e rëndësishme në karrierën time

Më: 6 prill 2022 Në ora: 13:39
Calhanoglu: Penalltia më e rëndësishme në karrierën time

Nëntë asistime dhe 7 gola deri më tani për Hakan Calhanoglu me fanellën e Interit.

Hakan ka folur rreth golit me penallti ndaj Juventusit, duke u ndjerë shumë i lumtur.

“Ishte penalltia më e rëndësishme në karrierën time. Isha plotësisht i sigurt se pas gabimit të parë e dija që të dytin do e shënoja. Pas golit kërkova falje për penalltinë e parë të humbur, ishte një ndeshje rëndësishme dhe vendimtare.

Scudetto? Le të shpresojmë. Ne e dimë që nuk duhet të bëjmë më gabime, ne do të luftojmë deri në fund”, u shpreh fantazisti turk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat