Juventus planifikon ndryshime në çdo repart

Futboll

Juventus planifikon ndryshime në çdo repart

Më: 6 prill 2022 Në ora: 17:36
Juventus planifikon ndryshime në çdo repart

Një revolucion në merkaton e verës. Drejtuesit e Juventusit por mendojnë që tani për projektin e sezonit të ardhshëm duke e forcuar skuadrën me disa emra të mëdhenj lojtarësh.

Pas Vlahoviç dhe Zakarias në janar, Zonja e Vjetër po kërkon të blindoj sulmin me Zaniolo dhe Raspadori. Dy futbollistët do t’i bashkohen bardhezinje vetëm nëse largohen Dybala dhe Bernardeschi.

Në mesfushë, ëndrra është të rikthehet Paul Pogba në Torino, i cili do të largohet nga Manchester United si një lojtar i lirë në qershor.

Alternativat, me një kosto me të ulët, janë ato të Milinkovic-Savic dhe Renato Sanches. Për lojtarin e Lazio-s ka pasur gjithmonë një interes dhe në verë mund të jetë momenti i duhur për ta rrëmbyer nga Lazio, ndërsa emri i ri është ai i portugezit të Lille.

Ish-mesfushori i Bayern është kërkuar nga Milan, por marrëveshja është ngecur për shkak të kërkesës për gjashtë milionë euro në sezon, me kuqezinjtë që i kanë ofruar një pagë prej 4,5 milionë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat