Dy minuta të kobshme për Struga Trim Lum

Futboll

Dy minuta të kobshme për Struga Trim Lum

Nga: K.G. Më: 6 prill 2022 Në ora: 17:51
Dy minuta të kobshme për Struga Trim Lum

Struga Trim Lum kthehet duarthatë nga Kavadari, duke pësuar humbje me rezultat 2:0 nga Tikveshi.

Struganët pa fat, pësuan në gjashtë minutat e fundit të pjesës së parë Varelovski (39’) e Spahiu (41’).

Pas javës së 26-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut në futboll, Struga renditet në vend të tetë me 33 pikë e Tikvesh i dhjeti me 24.  

“Dy minuta të kobshme nga 39 deri 41-tëm për skuadrën tonë në transfertën në Kavadar, aty ku pësuam disfatë 2:0 përballë Tikveshit vendas. 

Pas fitores në fundjavë në Shkup ndaj Rabotniçkit, trajneri Zaharievski kishte vendosur që sot të pushojë treshen titullare, Shabani – Bosançiç - Xhobe, ndërsa si duket ky doli të jetë një vendim jo i mirë, pasi mungonte lidhshmëria e mesfushës me sulmin gjatë pjesës së parë, në të cilën u vendos edhe fituesi. 

Goli i parë i shënuar nga kapiteni i vendasve Varelovski erdhi nga një ndërprerje, ndërsa ende pa rimarrë veten mirë nga ky gol i pësuar, Tikveshi shënoi edhe golin e dytë në minutën e 41-të. 

Në fillimin e pjesës së dytë, Zaharievski vendosi që në lojë të inkuadrojë treshen e titullarëve, mirëpo përveç dominimit që kishim në ndeshje, nuk arritëm dot të gjejmë golin kundërshtarë, duke u rikthyer kështu me disfatë nga kjo transfertë në Kavadar.

Gjatë fundjavës në terren vendas do të jemi nikoqir të Skopjes, aty ku shpresojmë të marrim pikët e plota”, njofton Struga Trim Lum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat