FFSHGJ përgëzon Agim Ademin me rastin e rizgjedhjes President i FFK-së

Futboll

FFSHGJ përgëzon Agim Ademin me rastin e rizgjedhjes President i FFK-së

Më: 6 prill 2022 Në ora: 18:10
FFSHGJ përgëzon Agim Ademin me rastin e rizgjedhjes President i FFK-së

Federata e Futbollit Shqiptar në Gjermani (FFSHGJ), si organizata më e madhe shqiptare (jo vetëm sportive) në diasporë, është e interesuar që futbolli i Kosovës të përparojë sa më shpejt, njëherit edhe shfaq kënaqësinë për rezultatet e deritashme që ka arritur FFK-ja si në organizimin e futbollit në Kosovë ashtu edhe në prezantimin e tij në garat e organizuara nga UEFA dhe nga FIFA.

FFSHGJ gjatë të gjitha periudhave të pasluftës pati kontakte dhe bashkëpunim të frytshëm dhe mbështetje nga prijësit e FFK-së, nisur nga Sabri Hashani, Fadil Vokrri dhe së fundi edhe nga presidenti Agim Ademi.

Me rastin e mbajtjes së Kuvendit të FFK-së (sot, më 6 prill 2022) dhe rizgjedhjes së Z. Agim Ademi për President i FFK-së, Kryesia e FFSHGJ-së ndanë kënaqësinë me të gjithë ata që ia duan të mirën futbollit të Kosovës, sportit të Kosovës dhe vet shtetit të Kosovës.

Presidenti Agim Ademi është njeriu që me kompetencë e udhëhoqi dhe do ta udhëheqë futbollin e Kosovës, me aq kompetencë sa nuk mund të ketë askush tjetër në Kosovë, ngase ai është i inkuadruar në futbollin e Kosovës shumë heret, si futbollist, si udhëheqës klubi, si sponzorizues e deri në strukturat më të larta të organizatës së futbollit kosovar - FFK.

FFSHGJ, që vepron në një vend shumë demokratik siç është Gjermania, angazhohet që kudo të respektohet vullneti dhe synimet e përbërësve shumicë të një organizimi dhe për këtë ndien kënaqësi që Kuvendi i FFK-së kaloi në një frymë sportive dhe delegatët unanimisht votuan që Z. Agim Ademi edhe për 4 vjetet e ardhshme të jetë në krye të Shtëpisë së Futbollit të Kosovës.

Kryesia e FFSHGJ e përgëzon me këtë rast Z. Agim Ademi, FFK-në, klubet e futbollit në Kosovë dhe të gjitha strukturat futbollistike të Kosovës.
Të priftë e mbara President Agim Ademi!, e uron Ruzhdi Statovci, kryetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat