​Villarreal-Bayern, formacionet zyrtare

Futboll

​Villarreal-Bayern, formacionet zyrtare

Më: 6 prill 2022 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja interesante mes skuadrës së Villarrealit dhe gjigantit gjerman Bayern Munich, e vlefshme kjo për takimin e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Në fazën e fundit të zhvilluar, respektivisht në fazën e eliminatoreve, Villarreali e mposhti me rezultat 4:1 Juventusin, kurse Bayerni e eliminoi me rezultat të thellë 8:2 RB Salzburgun, përcjell KosovaPress.

Të dy këto skuadra janë përballur gjithsej dy herë mes njëra-tjetrës, ku në të dy rastet fitore ka regjistruar gjiganti gjerman.

Sa i përket takimit të sotëm, mungesa të lojtarëve do të ketë në të dy palët, ku për Villarrealin nuk do të paraqiten Moreno, Chukwueze dhe Dia, kurse te Bayerni do të mungojnë Choupo-Moting, Sarr dhe Tolisso.

Formacionet zyrtare:

Villarreal: Rulli, Albiol, Torres, Parejo, Capoue, Moreno, Foyth, Estupinan, Donjuma, Lo Celco, Coquelin

Bayern Munich: Neuer, Upamecano, Pavard, Kimmich, Gnabry, Lewandowski, Coman, Devies, Hernandez, Musiala, Muller

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat