Roma gati ta shesë Zaniolon

Futboll

Roma gati ta shesë Zaniolon

Më: 7 prill 2022 Në ora: 12:27
Roma gati ta shesë Zaniolon

Marco Asensio me shumë mundësi do të largohet nga Reali i Madridit në fund të sezonit, edhe pse këtë edicion në 15 aktivizime ka realizuar 8 gola. Sulmuesi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ancelotti për të ardhmen dhe për këtë me shumë mundësi gjatë verës do të transferohet diku tjetër. Ofertat për sulmuesin nuk mungojnë, me Milanin që është rikthyer fuqishëm në ndjekje të tij.

Kuqezinjtë e kërkuan futbollistin edhe gjatë verës së kaluar, madje arritën një marrëveshje paraprake, por pa mundur në fund ta konkretizonin, pasi Asensio zgjodhi të qëndronte në Madrid. 26-vjeçari nuk e fsheh simpatinë për kuqezinjtë, pasi deklaroi se transferimi në Milanello do të ishte një nder i madh për të, por ai la të hapur çdo mundësi për të ardhmen pasi shtoi se ka oferta edhe nga Anglia. Kontrata e Asensios me Realin përfundon në vitin 2023 dhe kartoni i tij vlerësohet 25 milionë euro.

Interesimi i Manchester United dhe Tottenhamit për Milan Skriniar ka detyruar Interin të përshpejtojë tratativat për rinovimin e kontratës me futbollistin. Kontrata aktuale e mbrojtësit përfundon në vitin 2023, ndërsa zikaltrit janë gati ta zgjasin marrëveshjen deri në vitin 2026. Drejtuesit e klubit Italian mendojnë që t’i ofrojnë sllovakut të njëjtën marrëveshje financiare si të Barellas, pra duke ia përmirësuar pagën mbrojtësit gradualisht. Zikaltrit synojnë ta fiksojnë pagën fillimisht në 4.5 milionë Euro, që do të rritet gradualisht gjatë vitit të parë të rinovimit në 5 milionë euro. Për momentin, palët vazhdojnë bisedimet, por mediat raportojnë se duke ndjekur këtë rrugë Interi rrezikon shumë, pasi interesimi i klubeve angleze mund të çojë në dështimin e rinovimit me futbollistin.

Nicolò Zaniolo vazhdon të jetë temë diskutimi te Roma. Futbollisti është futur në një mekanizëm të çuditshëm, nga i cili nuk po arrin më të dalë. 22-vjeçari u rikthye të luante me Salernitanën, ku zëvendësoi Pellegrinin, pasi nuk zbriste në fushën e blertë prej një kohe të gjatë. Pavarësisht situatës, trajneri Mourinho i dha besim në këtë fund sezoni, por e ardhmja e lojtarit te verdhekuqtë mbetet në pikëpyetje.

Drejtuesit e klubit nuk kanë ndërmend të nisin bisedimet për t’i ofruar rinovimin, pasi kontrata e tij nuk konsiderohet prioritet në “Trigoria”, me drejtuesit që preferojnë të mbajnë Mkhitaryan, të cilit i përfundon kontrata në qershor. Për sa i takon Zaniolos, kryeqytetasit do ta linin të lirë në rast se u paraqitet oferta prej 50 milionë eurosh. Për lojtarin interesohen Juventusi dhe Napoli, që po e vëzhgojnë me interes situatën lidhur me futbollistin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat