Ruben Dias mungesë e madhe ndaj Liverpoolit

Futboll

Ruben Dias mungesë e madhe ndaj Liverpoolit

Më: 8 prill 2022 Në ora: 16:19
Ruben Dias

Ruben Dias nuk do të jetë i gatshëm ndaj Liverpoolit në sfidën e vlefshme për xhiron e 32-të të Premier Leagues.

Lajmin e mungesës së mbrojtësit e ka konfirmuar vetë Pep Guardiola.

Në anën tjetër, skuadra e Liverpool nuk e ka asnjë mungesë për ndeshjen e së dielës.

Ndeshja Manchester City – Liverpool do të luhet të dielën më fillim nga ora 17:30 në “Ethihad Stadium”.

Sfida do përcaktojë shumçka në garën për titull, me ekipet që kanë diferencë vetëm një pikë nga njëra-tjetra.

Në rast fitoreje, Liverpool do ta parakalonte për dy pikë Cityn që është lideri aktual, ndërsa për “qytetarët” fitorja do të thoshte konsolidim i pozitës së parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat