Reagon Bodo/Glimt

Futboll

Reagon Bodo/Glimt

Më: 8 prill 2022 Në ora: 17:46
Reagon Bodo/Glimt

Është përcjellur me tensione ndeshja mes Bodo/Glimt dhe Romës e zhvilluar mbrëmë në Ligën e Konferencës, e cila u fitua nga vendasit me rezultatin 2:1.

Kapiteni i skuadrës italiane, Lorenzo Pellegrini, akuzoi trajnerin e skuadrës norvezgje për sulm ndaj trajnerit të portierëve të Romës, por klubi norvegjez tani ka ofruar një version tjetër.

“Sjellja e Romës nuk është vetëm një sulm fizik ndaj Kjetil Knutsen. Është një sulm sistematik ndaj vlerave të Glimt. Si një klub i vogël, ne nuk mund të qëndrojmë me kapele në dorë dhe të pranojmë një sjellje të tillë”, thuhet në një komunikatë zyrtare të lëshuar nga klubi.

“Roma po bombardon mediat me gënjeshtra për të fshehur sjelljen e tyre josportive.

Glimt e di se ka një video të incidentit, ku shihet sulmi ndaj Knutsen nga përfaqësues të stafit të Romës. Klubi e ka parë këtë video. Kërkojmë që publiku të ketë qasje në këtë video në pronësi të UEFA-s. Një shkelje e rregullave të lojës është se trajneri i portierëve të Romës u pozicionua në mënyrë të paligjshme jashtë zonës së stafit të stërvitjes, ku vazhdimisht ngacmonte verbalisht dhe me gjeste Knutsen.

Glimt e njoftoi arbitrin e katërt dhe delegatin e UEFA-s për këtë në disa raste. Ankesat nuk u morën parasysh dhe trajneri i portierëve të Romës u lejua të vazhdonte sjelljen e tij pa pengesa”, thuhet tutje në këtë komunikatë.

“Ishte një provokim sistematik, manipulim dhe së fundi, ushtrim i dhunës fizike ndaj Kjetil Knutsen. Ne kemi besim se një organ objektiv do të injorojë pretendimet e pasakta nga ekipi trajnerëve të Romës. Glimt nuk sheh zgjidhje tjetër veçse të raportojë Nuno Santos në polici në bazë të sulmit fizik ndaj Kjetil Knutsen”, thuhet në komunikatën e klubit të Bodo/Glimt, të shkruar nga drejtori i përgjithshëm, Frode Thomassen.

Trajneri i Bodo/Glimt, Kjetil Knutsen, më herët deklaroi se Nuno Santos e ka sulmuar fizikisht, duke e kapur nga qafa dhe duke shtyrë në mur.

Klubi norvegjez po pret që UEFA të marrë masa kundër Romës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat