PSG nuk njeh limite për Mbappen

Futboll

PSG nuk njeh limite për Mbappen

Më: 8 prill 2022 Në ora: 18:18
PSG nuk njeh limite për Mbappen

Kylian Mbappe është një nga lojtarët që ka arritur të rrëmbejë skenën e futbollit dhe për të konfirmuar vetën e tij si një nga futbollistët më të mirë të viteve të fundit.

E ardhmja e tij është ende e paqartë, teksa disa zëra thonë se Mbappe tashmë është një lojtar i Real Madrid, teksa raportohet se në fund të sezonin do të mbajë veshur fanellën e “Los Blancos”, por kur asgjë nuk është zyrtarizuar akoma, skuadra e PSG-së po bën edhe përpjekjet e fundit për të bindur yllin e skuadrës që të qëndrojë në Paris të paktën edhe për një vit.

Me kontratën që i përfundon më 30 qershor, drejtuesit francez kanë bërë edhe një hap tjetër drejt sulmuesit, ku sipas asaj që shkruan “Cadena Cope” mësohet se oferta e re që i është bërë francezit nga PSG është 230 milionë euro për 2 vitet e ardhshme. Mbappe do të përfitonte menjëherë 150 milionë për rinovimin 2-vjeçar dhe më pas 40 milionë euro bonus për firmën mbi kontratë për çdo vit të kontratës së re.

Pra 80 milionë euro bonus dhe 150 milionë euro pagë, në total 230 milionë për 2 vite. Një shifër e çmendur me anë të së cilës parisienët synojnë të tundojnë bomberin francez të qëndrojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat