Danjuma: Nëse fitoni 1:0 kundër Bajernit kjo është diçka e madhe

Futboll

Danjuma: Nëse fitoni 1:0 kundër Bajernit kjo është diçka e madhe

Më: 8 prill 2022 Në ora: 19:13
Danjuma: Nëse fitoni 1:0 kundër Bajernit kjo është diçka e madhe

Arnaut Danjuma ishte heroi i Villarealit në ndeshjen ndaj kampionëve të Bayernit. Sulmuesi shënoi në minutën e tetë duke mposhtur Manuel Nojerin në goditjen e parë drejt portës.

“Netët e Ligës së Kampioneve janë të pakrahasueshme. Por ne mund të jemi shumë më të mirë se sa ishim të mërkurën. Pastaj, nëse fitoni 1:0 kundër Bayernit kjo është diçka e madhe.

Unai është një trajner shumë kërkues dhe një mjeshtër i taktikave. Ne kemi besim tek ai dhe ai ka besim te ne. Së bashku mund të ndihmojmë njëri-tjetrin të shkojmë shumë larg.

Mezi presim ndeshjen e kthimit në Mynih, ku pa dyshim do të jetë një sfidë e nxehtë”, tha heroi i ndeshjes së parë të çerekfinales së Championsit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat