Alves preferon Mbappe para Haaland

Futboll

Alves preferon Mbappe para Haaland

Më: 8 prill 2022 Në ora: 23:02
Dani Alves

Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves, ka preferuar Mbappen para Haaland.

E ardhmja e dy yjeve të futbollit, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland vazhdon të diskutohet.

Në lidhje me këta dy lojtarë ka folur edhe Alves. Sipas tij nuk ia vlen të shpenzosh aq shumë para për Haaland, por për Mbappe po.

“Unë nuk do të bëja gjëra të çmendura për Haaland. Sinqerisht, nuk do të shpenzoja shumë para për të”, tha Alves, për ‘Sport’.

“Do të shpenzoja shumë para për Mbappe, por jo për Haaland”, vazhdoi ai.

Mbappe dhe Haaland kanë qenë në formë të shkëlqyer me skuadrat e tyre këtë sezon.

Francezi ka shënuar 23 gola dhe ka asistuar 17 herë, në 35 paraqitje në Ligue 1 dhe Ligën e Kampionëve.

Ndërsa, norvegjezi ka 18 gola dhe 16 asistime, në 21 paraqitje në Bundesligë dhe Ligën e Kampionëve.

Mbappe thuhet se mund të qëndrojë ne PSG, pavarësisht raportimeve se kalimi i tij në ‘Santiago Bernabeu’, kishte përfunduar.

E ardhmja e Haaland vazhdon të jetë e paqartë, por Manchester City mbetet favorit për ta blerë lojtarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat