Adnan Januzaj afër transferimit në klubin e madh italian

Futboll

Adnan Januzaj afër transferimit në klubin e madh italian

Më: 9 prill 2022 Në ora: 00:51
Adnan Januzaj

Adnan Januzaj pritet të transferohet në Serie A, te skuadra e Napolit.

Sipas gazetës italiane “Tuttomercato”, agjenti i ka ofruar Napolit reprezentuesin belg.

Januzaj te Napoli mund të kalojë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Real Sociedadin skadon më 30 qershor të këtij viti.

Transferimi i reprezentuesit belg ka shumë gjasa të ndodhë pasi që është në kërkim të një aventure të re.

Për Januzajn, nuk ka munguar interesimi nga shumë klube evropiane, duke përfshirë edhe Premier Leaguen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat