Rivalët e përbetuar në garë për Dybalan

Futboll

Rivalët e përbetuar në garë për Dybalan

Më: 9 prill 2022 Në ora: 11:08
Rivalët e përbetuar në garë për Dybalan

Paulo Dybala është një nga temat e ditës në Itali në këtë periudhë.

Kjo, jo vetëm për rendimentin e tij në fushën e lojës, por edhe për të ardhmen e argjentinasit.

E sigurt është se ai do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit. Pikëpyetja e madhe është se cili do të jetë klubi i ardhshëm i tij.

Interesimi nuk ka munguar nga Italia, por edhe jashtë saj, Francë e Angli. Gjithsesi, të gjitha sinjalet të çojnë të mendosh se Dybala do të vijojë karrierën e tij në Serinë A.

Me Juven të dalë nga loja, dy klubet e Milanos, Interi dhe Milani, janë më të favorizuarit për të përfituar nga shërbimet e Dibalës. Agjenti i tij ka takuar të dyja klubet, duke krijuar dhe përshtypjet e para.

Sipas mediave italiane, oferta e Interit duket më joshëse për Dybalën, duke i dhënë një avantazh të lehtë ndaj rivalëve.

Por sipas shtypit në Itali, agjenti i tij pritet të ketë një takim me klubin e Interit gjatë Pashkëve në Milano.

Me këtë rast ai mendohet të zhvillojë dhe një tjetër takim edhe me Milanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat