Romagnoli është një nga objektivat e trajnerit

Futboll

Romagnoli është një nga objektivat e trajnerit

Më: 9 prill 2022 Në ora: 11:44
Romagnoli është një nga objektivat e trajnerit

Alessio Romagnolin raportohet se po luan sezonin e fundit në fanellën e Milanit.

Sipas medieve italiane, Lazio është duke përgatitur ofertën për lojtarin e ‘Rossonerëve’.

Romagnoli është një nga objektivat e trajnerit të ‘lacialëve’, Maurizio Sarri.

Tekniku italian synon që ta forcoj repartin e mbrojtjes për sezonin e ardhshëm, dhe siç raportohet, mbrojtësi i Milanit është prioritet i Sarrit.

“Maurizio Sarri qendërmbrojtësin Alessio Romagnolin e ka objektiv kryesor për ta sjellë në skuadër”, shkruajnë mediet italiane.

Alessio Romagnolin në fund të këtij sezoni, mbyll kontratën me Milanin. Lojtari mund të transferohet tek Lazio si lojtar i lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat