Edhe nëse Muriqi nuk e bind Mallorcan, skuadra italiane do ta shesë...

Futboll

Edhe nëse Muriqi nuk e bind Mallorcan, skuadra italiane do ta shesë...

Më: 9 prill 2022 Në ora: 12:35
Edhe nëse Muriqi nuk e bind Mallorcan, skuadra italiane do ta shesë...

E nisi furishëm huazimin tek Mallorca, por në ndeshjet e fundit, Vedat Muriqi nuk ia doli të lë gjurmë tek skuadra spanjolle.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës po luan tek Mallorca në formë huazimi nga Lazio.

‘Lacialët’ tashmë janë duke menduar për përforcime të reja në skuadër gjatë afatit kalimtar të verës.

Muriqi sipas mediave italiane, do të shitet gjatë kësaj verë. Edhe nëse Muriqi nuk e bind Mallorcan, skuadra italiane do ta shesë atë në ndonjë klub tjetër në mënyrë që parat e shitjes së tij, t’i investojë në transferimet e reja.

Turqia duket se është destinacioni më i mundshëm i Muriqit, i cili kishte lënë gjurmë tek Fenerbace, madje, nuk përjashtohet mundësia që sulmuesi sërish ta vesh fanellën e kësaj skuadre, edhe pse ai po monitorohet edhe nga disa skuadra tjera turke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat