Ja cilën skuadër angleze e mbështeste Gandhi

Futboll

Ja cilën skuadër angleze e mbështeste Gandhi

Më: 9 prill 2022 Në ora: 14:26
Gandhi dhe West Ham

Futbolli ka tërhequr gjithmonë interesin e të famshmve ndër vite dhe klubet tani duan të mburren me emrat e njohur që i mbështesin. Për shembull, Liverpool ka yllin e NBA-së, Lebron James, ndërsa Real Madrid ka superyllin e tenisit Rafael Nadal si një tifoz tjetër.

Në epokën moderne, këto besnikëri shpesh kthehen në mundësi marketingu, gjë që rrit më tej popullaritetin dhe prestigjin e klubit.

Por duket se klubi londinez, West Ham United, ka pasur një person jashtëzakonisht interesant. Ishte luftëtari indian i lirisë Mahatma Gandhi që përkrahte k kishte një dashuri për klubin anglez.

Po, ‘babai i kombit’ duket se ka qenë një mbështetës i Hammers, siç zbulohet në një ekstrakt nga Benjamin Roberts’ Bottles – English Football’s Boozy Story.

Në libër, Roberts tregon se Gandhi kishte një lidhje të fortë me futbollin, klubin londinez dhe se ai shoqërohej me shokët e tij mbështetës të Hammers në pijetore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat