Tottenhami deklason Aston Villan, ngjitet në pozitën e katërt

Futboll

Tottenhami deklason Aston Villan, ngjitet në pozitën e katërt

Më: 9 prill 2022 Në ora: 20:38
Tottenhami deklason Aston Villan, ngjitet në pozitën e katërt

Ka përfunduar ndeshja në stadiumin “Villa Park”, ku mysafirët kanë siguruar pikët e plota.

Skuadra londineze Tottenham e ka deklasuar si mysafirë me rezultat të thellë 4:0 Aston Villan.

Ylli korean Heung-Min Son me tre golat e tij (minuta e 3’, minuta e 66’, minuta e 71‘) dhe Dejan Kulusevski me një gol dhe një asistim ishin më meritorët në fitoren e thellë të skuadrës së Antonio Contes.

Me pikët e reja, skuadra e Tottenham ngjitet në pozitën e katërt në tabelë, ku tani gjendet në kuotën e 57 pikë, tre sosh më shumë se vendi i pestë, Arsenal, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër, humbja e sotme ishte e katërta radhazi për skuadrën e Steven Gerrard, ku tani Aston Villa zë vendin e 12 në tabelë me 36 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes është 4:0 në favor të Tottenhamit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat