Ronaldo kërkon falje

Futboll

Ronaldo kërkon falje

Më: 10 prill 2022 Në ora: 08:06
Cristiano Ronaldo

Humbja e sotme ndaj Evertonit, duket që la shumë shije të hidhur te Cristiano Ronaldo.

CR7 e theu telefonin e një të riu – pas ndeshjes, pasi ai ishte duke e inciziuar portugezin.

Por, Ronaldo tashmë është penduar për këtë sjellje të tij, dhe ka kërkuar falje publike.

Përmes një postimi në Instragram, ai ka shprehur keqardhjen e tij për incidentin e sotëm, teksa i ka bërë ftesë djaloshit – për ta shikuar një ndeshje në “Old Trafford”.

“Nuk është kurrë e lehtë të përballesh me emocionet në momente të vështira siç është ai me të cilin po përballemi. Gjithsesi, duhet të jemi gjithmonë të respektueshëm, të durueshëm dhe të japim shembull për të gjithë të rinjtë që e duan lojën e bukur. Unë do të doja të kërkoja falje për shpërthimin tim dhe, nëse është e mundur, do të doja ta ftoja këtë mbështetës të shikojë një lojë në Old Trafford si shenjë e lojës së ndershme dhe sportive”, ka shkruar ai në Instagram.

Sa i përket formës ekipore, United gjendet në pozitën e shtatë – me 51 pikë të grumbulluara.

Deri në përfundim të kampionatit kanë mbetur edhe shtatë xhiro.

Edhe shtatë shpresa që Mancha ta sigurojë një biletë për në Champions.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat