Efikasitet në Superligën e Kosovës, 18 gola në 5 ndeshje 

Futboll

Efikasitet në Superligën e Kosovës, 18 gola në 5 ndeshje 

Nga: K. Goca Më: 10 prill 2022 Në ora: 15:55
Drita

Ballkani udhëheq kreun me 60 pikë, ka 8 më shumë se Drita dhe Gjilani pas 28 jave në elitën e futbollit të Kosovës. 

Kjo javë u karakterizua me efikasitet, nga pesë ndeshje u shënuan gjithsejt 18 gola apo për ndeshje mesatarja nga 3.6 gola.

Më së shumti gola u shënuan në takimin Gjilani - Drenica 5:0, Feronikeli - Drita 0:5 e Prishtina - Malisheva 3:2.  
 
BKT Superliga

Prishtina - Malisheva 3:2
Feronikeli - Drita 0:5
Ulpiana - Llapi 0:2
Gjilani - Drenica 5:0
Dukagjini - Ballkani 0:1

Tabela

1. Ballkani 28    18    6    4    45:17    60
2. Drita    28    15    7    6    44:19    52
3. Gjilani    28    13    13    2    40:23    52
4. Llapi    28    12    8    8    46:33    44
5. Prishtina    28    10    8    10    36:30    38
6. Drenica    28    10    5    13    39:41    35    
7. Malisheva    28    9    7    12    34:33    34
8. Dukagjini    28    6    12    10    24:31    30
9. Ulpiana    28    5    9    14    26:49    24    
10. Feronikeli    28    3    3    22    11:69    12
Në javën e ardhshme do të takohen: Llapi - Drita, Gjilani - Feronikeli, Malisheva -Ulpiana, Drenica - Dukagjini dhe Ballkani - Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat