Skuadra shqiptare gabon në Mal të Zi

Futboll

Skuadra shqiptare gabon në Mal të Zi

Nga: K. Goca Më: 10 prill 2022 Në ora: 16:05
Skuadra shqiptare gabon në Mal të Zi

Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, gabon në shtëpi, duke pësuar humbje me rezultat 2:1 nga Jezero.

Humbje që ia rrezikon edhe pozitën e tretë në elitën e futbollit malazez. 

Deçiqi udhëhoqi në pjesën e parë me golin e Matija Bozhanoviq, i cili realizoi në minutën e 21-të.

Pjesa e dytë e kobshme për vendasit, pasuan dy gola! Nikola Gjurkoviq (66’) e Rodrigo Faust (75’) realizuan për Jezeron.

Pas javës së 29-të Deçiqi renditet në vend të tretë me 44 pikë, pasojnë Iskra 42 (një ndeshje me pak), OFK Petrovac 38 (një ndeshje me pak), Jezero 38 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat