Shehi: Fitore e pritshme, në verë do afrojmë lojtarë nga kampionatet e huaja

Futboll

Shehi: Fitore e pritshme, në verë do afrojmë lojtarë nga kampionatet e huaja

Më: 10 prill 2022 Në ora: 19:03
Shehi: Fitore e pritshme, në verë do afrojmë lojtarë nga kampionatet e huaja

Pas fitores me katër gola ndaj Skënderbeut, trajneri i Tiranës, Orges Shehi është shprehur se është i kënaqur me punën e skuadrës, ndërsa theksoi se shpreson të vazhdohet kështu pavarësisht pikëve të grumbulluara.

Duke folur për emisionin “Gol pas Goli”, tekniku theksoi se i vjen keq për Skënderbeun, pasi ka kaluar shumë vite të karrierës së tij atje.

Më tej Shehi shtoi se do bëhen afrime gjatë merkatos dhe zbuloi se sytë janë kthyer nga kampionatet e huaja.

E prisje këtë fitore të thellë? “Gjatë kësaj periudhe ne kemi një luftë të madhe me veten, duhet të jemi profesionist, pasi me kaq pikë distancë kjo është risi dhe duhet të jemi profesionist, pasi mund të bjerë impenjimi, por sot kishim impenjim maksimal.”

Drejt titullit të parë si trajner, çfarë ndjesie të jep? “Është ndjesi e mirë, unë kam drejtuar skuadra shumë shpejt. Ka qenë Skënderbeu, Kukësi dhe tani te Tirana kemi një ecuri shumë të mirë dhe sigurisht që çdo trajner do të shpallet kampion.”

A të vjen keq për Skënderbeun, duke ditur se ke qenë pjesë e kësaj skuadre? “Është e vërtetë që këtu kam kaluar nëntë vite, sigurisht që më vjen shumë keq për këtë skuadër, pasi në këtë stadium ne kemi shkruar histori. Është fatkeqësi e madhe që Skënderbeu po i afrohet Kategorisë së Parë, por më vjen realisht shumë keq.”

Të rinjtë te Tirana? “Të rinjtë unë mendoj se janë pjesë e rëndësishme e një skuadre që do vazhdimësi dhe ne kemi marrë shumë lojtarë të rinj dhe kur u jep hapësirat e duhura dhe që të mos u bjerë pesha dhe barra atyre, unë mendoj se ata rriten.”

Kë lojtar do donit të kishit në skuadër nga ky kampionat? “Sigurisht unë emrat s’mund t’i jap. Kemi nevojë për përforcime, por vëmendjen e kemi edhe te lojtarët jashtë. Sa për kompeticionet e huaja unë mendoj se është shpejt për të folur".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat