Derbi mbyllet pa fitues, Guardiola e Klopp “pajtohen” që lufta për titull të vazhdojë të mbetet e zjarrtë

Futboll

Derbi mbyllet pa fitues, Guardiola e Klopp “pajtohen” që lufta për titull të vazhdojë të mbetet e zjarrtë

Më: 10 prill 2022 Në ora: 19:25
Ilustrim

Derbi i madh i Premier Ligës në kuadër të xhiros së 31-të, i zhvilluar të dielën në stadiumin “Etihad” ndërmjet Manchester Cityt dhe Liverpoolit nuk ka dhënë fitues sepse rezultati final ishte 2-2.

Ndeshja nisi furishëm, me Cityn që e gjeti golin e epërsisë pas vetëm pesë minutave lojë me anë të mesfushorit belg Kevin De bruyne, por vetëm tetë minuta më vonë portugezi Diogo Jota riktheu baraspeshën duke realizuar për 1-1.

Megjithatë, vendasit e rikthyer avantazhin prej një goli kur Gabriel Jesus e zuri në befasi mbrojtjen e skuadrës së Jurgen Klopp dhe realizoi për 2-1 në minutën e 36 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Ashtu sikur pjesa e parë, edhe e dyta nisi vrullshëm, por kësaj radhe në të mirë të Liverpoolit, skuadër e cila gjeti golin e barazimit në minutën e 46’ me anë të sulmuesit senegalez Sadio Mane.

Goli i Manes doli të ishte edhe vendimtari sa i përket rezultatit final të këtij ballafaqimit dhe skuadrat u pajtuan me nga një pikë të fituar.

Manchester City mbetet lider i tabelës me 74 pikë, vetëm një më shumë se Liverpooli që renditet i dyti me 73 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat