Marseille tregon lojë më të mirë, gjunjëzon Montpellierin

Futboll

Marseille tregon lojë më të mirë, gjunjëzon Montpellierin

Më: 10 prill 2022 Në ora: 23:11
Marseille tregon lojë më të mirë, gjunjëzon Montpellierin

Ndeshje që u mbyll në 19 minutat e para ishte përballja e raundit të 31-të të Ligue 1 mes Marseille dhe Montpellier. Marsejezët diktuan ritmin e takimit dhe ia dolën që të merrnin edhe tre pikët.

Golat u shënuan brenda 10 minutave, ndërsa ishte Dieng ai i cili pas një asisti nga Harit u dha avantazhin vendasve në minutën e 9’ të sfidës. Teksa më pas në minutën e 19’ Under do të realizonte golin e dytë të Marseilles, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë dhe duke bërë që në të njëjtën kohë pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 2-0.

Fraksioni i dytë erdhi më ndryshe, pasi pavarësisht rasteve marsejezët nuk mundën të realizonin, për ta thelluar më shumë rezultatin.

Nga ana e Montpellier, skuadra mike tentoi në disa raste që të afrohej, e më tej të shënonte në portën e Mandanda, por pa sukses.

Ekipi i Dall’Oglio O rrezkoi shumë kur Omlin bëri një ndërhyrje të gabuar dhe doli jashtë me të kuq, duke bërë që Montpellier të mbeste me 10 lojtarë në minutën e 90’.

Marseille vijon kështu ecurinë pozitive, ndërsa pas raundit të 31-të mban vendin e dytë te Ligure 1 me 59 pikë, teksa Montpellier  renditet e 11-ta me 41 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat