La Liga me postim të veçantë: Pirati Vedat Muriqi ka një plan për ta shpëtuar Mallorcan

Futboll

La Liga me postim të veçantë: Pirati Vedat Muriqi ka një plan për ta shpëtuar Mallorcan

Më: 11 prill 2022 Në ora: 17:34
Vedat Muriqi

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi është rikthyer në formë të skuadra e Mallorcas, pasi ishte protagonist në fitoren ndaj Atletico Madridit.

Muriqi shënoi golin e vetëm dhe të fitores, pasi ishte i saktë nga penalltia.

Mallorca u kthye të fitorja, pas shtatë humbjeve radhazi.

“Pirati Vedat Muriqi ka një plan për ta shpëtuar Mallorcan”, thuhet në postimin e La Ligas.

Shqiptari nga Kosova është transferuar te skuadra e Mallorcas gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa deri më tani ka shënuar tre gola.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LaLiga (@laliga)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat