Payet: Ja pse zgjodha Marseille në vend të Manchester Utd

Futboll

Payet: Ja pse zgjodha Marseille në vend të Manchester Utd

Më: 12 prill 2022 Në ora: 11:10
Payet: Ja pse zgjodha Marseille në vend të Manchester Utd

Dimtri Payet ka zbuluar së fundmi pse vendosi që të rikthehej në Francë në 2017-ën, në vend që të zgjidhte qëndrimin në Premier League.

Lojtari ka zbuluar se ai refuzoi Manchester United në mënyrë që të bashkohej me Marseillen. Francezi ka qenë pjesë e marsejezve në 2013-ën, ku qëndroi dy vite përpara se të kalonte te West Ham.

Ndërsa tashmë ka folur për rikthimin te ky klub në 2017-ën, e cila sipas Payet ka ndodhur për shkak të familjes së tij.

35-vjeçari tha për “RMS Sport”: “Nuk jam dikush që jetoj me pendesa. Bëra një zgjedhje, që lidhej me futbollin po aq sa me familjen timen, zgjodha të kthehem në Marseille. Kishte klube të tjerë, klube të mëdha si Manchester United që më kërkuan. Ishte një zgjedhje e imja dhe e familjes sime. Medoj se ishte më e mira për mua dhe për familjen time.”

Payet ishte një lojtar i kombëtares së Francës përpara se të rikthehej te Marseille dhe e humbi vendin e tij për shkak të paqëndrueshmërisë së këtij ekipi në Ligue 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat