Emery përpiqet të konfirmojë veten si njeriu i kupave

Futboll

Emery përpiqet të konfirmojë veten si njeriu i kupave

Më: 12 prill 2022 Në ora: 15:24
Emery përpiqet të konfirmojë veten si njeriu i kupave

Pas 1:0 në ndeshjen e parë në tokën spanjolle, Unai Emery përpiqet të konfirmojë veten si njeriu i kupave evropiane edhe në Ligën e Kampionëve, me Villarrealin e tij që luan për kualifikim në gjysmëfinalet e Champions League.

Misioni është i vështirë dhe kalon përmes “Allianz Arena”, ku do të sfidojë Bayern Munich. Gjigantët bavarezë do ta nisin nga disavantaqzhi minimal, regjistruar një javë më parë në “Estadio de la Ceramica”.

Nagelsmann po përgatitet të përmbysë rezultatin, por tashmë “nëndetësja e verdhë” ka treguar, si ndaj Juventusit, se është një skuadër e organizuar dhe e aftë për të marrë rezultate të rëndësishme edhe jashtë shtëpisë.

Një super Villarreal në Evropë, por me vështirësi në La Liga, ku renditet i shtati pas barazimit të freskët me Athletic Bilbao. Është shumë më mirë situata për bavarezët dhe Nagelsmann në Bundesliga, të parët dhe me 9 pikë epërsi ndaj Borussia Dortmundit.

Ndeshja e parë e javës së kaluar në Spanjë pa skuadrën e Unai Emery të krijonte shumë raste të qarta kundër një Bayern me ritëm të ulët. “Nëndetësja e Verdhë” e di se avantazhi i tyre i vogël nuk jep asnjë garanci.

Është e vështirë të imagjinohet që Villarreali do të krijojë shumë raste edhe sonte, ndaj të besuarit e Emery ka të ngjarë të mbrohen thellë dhe të përpiqen të godasin në kundërsulm, diçka që funksionoi mirë për ta në fitoren 3-0 ndaj Juventusit.

Ja formacionet e mundshme:
Bayern Munich: Neuer; Pavard, Upamecano, L. Hernandez, Davies; Kimmich, Goretzka; Gnabry, T. Müller, Coman; Lewandowski.
Villarreal (4-3-3): Rulli; Foyth, Albiol, Pau Torres, Estupiñan; Coquelin, Capoue, Parejo; Lo Celso, Moreno, Danjuma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat