Parejo: Trejneri i Bayernit na disrespektoi

Futboll

Parejo: Trejneri i Bayernit na disrespektoi

Më: 13 prill 2022 Në ora: 11:46
Parejo: Trejneri i Bayernit na disrespektoi

Kapiteni i Villarreal, Dani Parejo nuk i ka kursyer thumbat për trajnerin e Bayern Munich pas kualifikimit në gjysmëfinalen e Champions.

Mesfushori nuk ka hezituar të kujtojë fjalët e Nagelsmann në kohën kur u hodh shorti, ku sipas tij ai kishte disrespektuar Villarrealin.

“Kur shorti u hodh dhe ata kishin Villarrealin, trajneri i tyre, të cilin nuk e njoh, disrespektoi jo vetëm Villarrealin, por edhe gjithë futbollin duke thënë se donte të mbyllte punët në ndeshjen e parë”, ka thënë Parejo.

“Ishte disrespektuese. Ndonjëherë kur pështynë të kthehet në fytyrë”, shtoi spanjolli.

Villarreal pret për të mësuar kundërshtarin e saj nga çifti Liverpool – Benfica, e që me shumë gjasë do të jetë Liverpool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat