Zogaj do të ndaj drejtësinë në sfidën çerekfinale mes skuadrës franceze dhe asaj angleze

Futboll

Zogaj do të ndaj drejtësinë në sfidën çerekfinale mes skuadrës franceze dhe asaj angleze

Nga: Kemajl Goca Më: 13 prill 2022 Në ora: 13:33
Zogaj do të ndaj drejtësinë në sfidën çerekfinale mes skuadrës franceze dhe asaj angleze

Gjyqtari nga Kosova, Bekim Zogaj, me nënshtetësi zvicerane, nesër mbrëma do të ndajë drejtësinë në sfidën e çerekfinales së Europa League në futboll, mes skuadrës franceze Lyon dhe asaj angleze West Ham.

Zogaj është asistues i gjyqtarit kryesor në këtë sfidë që pritet të jetë goxha e nxehtë, kur kihet parasysh se ndeshja në Londër përfundoi baras (1:1).   

Gjyqtar kryesor është Sandro Scharer, asistent i parë Bekim Zogaj dhe asistent i dytë Jan Kobell. 

Ndeshja luhet në orën 21.00 në stadiumin “Parc Olympique” në Lyon. 

Të dy skuadra do të kërkojnë kualifikimin në gjysmëfinalen e madhe.

Zogaj është gjyqtari më i mirë shqiptar, i cili referon në nivelet më të larta ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat