Oferta e çmendur e Manchester Utd po përçan skuadrën

Futboll

Oferta e çmendur e Manchester Utd po përçan skuadrën

Më: 13 prill 2022 Në ora: 18:24
Oferta e çmendur e Manchester Utd po përçan skuadrën

Nuk ka paqe për Manchester United. Pas episodtit të shëmtuar me Cristiano Ronaldo-n, i cili ka goditur një tifoz të Everton-it, ka ardhur një tjetër situatë shqetësuese për Djajtë e Kuq.

Klubi nuk i ka humbur shpresat për të bindur Paul Pogba që të rinovojë kontratën që i skadon në fund të sezonit. Klubi anglez duket se ka bërë gati një ofertë marramendëse për lojtarin dhe menaxherin e tij, Mino Raiola. Por kjo mund të krijojë shumë pakënaqësi brenda skuadrës, shkruan Telesport.

500 MIJË STERLINA – Mirror, në fakt, ka shpjeguar se United do t’i ofrojë francezit një rrogë prej pothuajse 30 milionë eurosh në sezon (500 miujë sterlina në javë) për ta mbajtur në Old Trafford.

Një ofertë kjo që duket se ka zemëruar pjesën tjetër të ekipit, me shumë lojtarë që nuk mendojnë se Pogba meriton të fitojë kaq shumë në krahasim me paraqitjet që ka bërë me fanellën e United në vitet e fundit.

Edhe pse një kontratë e tillë do ta bënte një nga lojtarët më të paguar të Premier League. Një situatë që, sipas Mirror, mund të çojë te një rebelim i një pjese të futbollistëve të Manchester United.

Një burim brenda klubit ka provuar të shpjegojë më mirë situatën dhe arsyet që shtyjnë shokët e skuadrës të protestojnë:

“Disa nga lojtarët mendojnë se është një situatë që ka dalë jashtë kontrollit, nuk e pëlqejnë aspak që mund të fitojë dyfishin në krahasim me ata kur nuk është as titullar dhe flet gjithmonë për mundësinë për t’u larguar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat