​Koke: Jam krenar me skuadrën time, ata vetëm hidheshin në tokë

Futboll

​Koke: Jam krenar me skuadrën time, ata vetëm hidheshin në tokë

Më: 13 prill 2022 Në ora: 23:36
Koke i jep kredi Atletico Madridit

Pavarësisht eliminimit, Koke i jep kredi Atletico Madridit të skuadrës së tij dhe ngacmon Manchester Cityn në fund të ndeshjes së Champions League ku skuadra angleze siguroi gjysmëfinalen me rezultat të përgjithshëm 1-0.

"Unë jam krenar për shokët e mi të skuadrës, ne kemi dhënë gjithçka dhe nuk duhet të fajësojmë veten për asgjë. Jam krenar për shokët e mi dhe për njerëzit e mi, kjo është Atletico”, tha fillimisht Koke.

“Pavarësisht nëse fitojmë apo humbim gjëja e rëndësishme është të japim gjithçka. Në të dy ndeshjet kemi pasur raste por kur nuk futet topi duhet te urojme kundërshtarin. Polemikat e finales, nuk e di çfarë ka ndodhur por janë situata futbolli. Te tjerët hidhen ne toke ndodh, por janë situata futbolli”, tha në fund Koke.

Manchester City do të ballafaqohet me Real Madridin në gjysmëfinale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat