Guardiola flet pas ndeshjes tensionuese me Atletico Madridin

Futboll

Guardiola flet pas ndeshjes tensionuese me Atletico Madridin

Më: 14 prill 2022 Në ora: 08:45
Pep Guardiola

Pep Guardiola ka dhënë komentet e tij pas ndeshjes së çerekfinales ndaj Atletico Madrid.

Trajneri spanjoll ka thënë se skuadra e tij vuajti shumë në pjesën e dytë ndaj ‘Rojiblancos’, kurse ka refuzuar të komentojë sjelljet e lojtarëve kundërshtarë në fund të takimit.

Mes tjerash, ai tha edhe disa fjalë për kundërshtarin e radhës, duke thënë se do të kenë përballë mbretërit e Champions League.

“Asnjë koment”, ka thënë Guardiola i pyetur për lojtarët e Atletico dhe sjelljet e tyre.

“Është Champions League, nuk jemi të mësuar të luajmë në këtë garë aq shumë, është vetëm hera e tretë në gjysmëfinale. Për klubin, është një arritje e shkëlqyer”, ka shtuar trajneri. “S’mund të presim që në çdo ndeshje gjithçka të shkojë mirë. Ndonjëherë duhet vuajtur. Kundërshtari ishte shumë, shumë i mirë”, ishin fjalët e spanjollit.

“Jemi në telashe të mëdha. Nuk mund të harrojmë se luajtëm tri ditë më parë, udhëtuam, erdhëm këtu, pësuam shumë lëndime dhe tani nuk di se çfarë do të ndodh në javët tjera”, tha mes tjerash Guardiola. “Real Madrid janë mbretërit e kësaj gare, sigurisht se do të jetë vështirë. Nëse luajmë sikur në pjesën e dytë, nuk do të kemi shanse”, shtoi ish-trajneri i Barcës.

Manchester City luan gjysmëfinalen ndaj Real Madrid më 27 prill. Kyle Walker e Kevin De Bruyne janë në dyshim, derisa Joao Cancelo mungon si pasojë e kartonëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat