Rroga do të ishte një problem

Futboll

Rroga do të ishte një problem

Më: 14 prill 2022 Në ora: 11:33
Rroga do të ishte një problem

Milani po interesohet për “punësimin” e Paulo Dybalas që në fund të sezonit do të largohet nga Juventusi pas shtatë sezonesh bashkëjetesë.

Sipas një rindërtimit të ngjarjeve nga mediat italiane, mes palëve ka pasur më shumë se një kontakt, teksa telefonata e Maldinit në adresë të argjentinasit daton jo më larg se pesë ditë më parë.

Biseda ka qenë normale dhe drejtuesi kuqezi e ka testuar vullnetin e 28-vjeçarit për një aventurë milaniste. Burime rreth Dybalas konfirmojnë se ai nuk ka mbetur indiferent.

Mësohet se palët nuk kanë diskutuar detaje ekonomike, megjithatë sulmuesit i është prezantuar panorama rreth planeve të Milanit për të ardhmen.

Jemi ende në fazën e shkëmbimit të informacioneve dhe Maldini ka përvojën e mjaftueshme për të mos rënë pre e emocionit, megjithatë Dybala i është dukur i interesuar.

Reagim normal, sidomos kur rreth tij nuk ka ende një konkurrent që të jetë përfshirë me vendosmërinë e nevojshme për ta bërë argjentinasin që të refuzojë këdo.

Për t’u kuptuar se sa i gatshëm është Dybala për një transferim, mundësitë e Milanit dihen, megjithatë në rast largimi të Ibrës nevojitet një yll dhe ai mund të jetë 10-shi aktual i Juves.

Rroga do të ishte një problem, por “dekreti i rritjes”, një ligj italian, i lejon ”Djallit” t’u afrohet kërkesave ekonomike të sulmuesit, i cili pretendon shifra rreth 8 milionë eurove.

Duke u rikthyer te telefonata e Maldinit, ajo ka kapur në befasi edhe menaxherët e ”Joya”-s.

Situata është e qetë dhe Milani mund të jetë një destinacion, megjithatë nisma e Maldinit ka shërbyer për t’i konfirmuar Dybalas se interesi nuk është thjesht prodhim mediatik..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat