Katër pistat e mundshme për Rudiger

Futboll

Katër pistat e mundshme për Rudiger

Më: 14 prill 2022 Në ora: 14:35
Antonio Rudige

Antonio Rudiger vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Chelsea.

Kriza e skuadrës së Chelsea pas problemeve të Roman Abramovich vazhdon të jetë pa zgjidhje. Në gjithë këtë mes, Antonio Rudiger mund të jetë humbja më e madhe e Chelsea.

Lojtari është në muajt e fundit të kontratës së tij dhe interesimi për të është i jashtëzakonshëm.

‘Goal’ numëron katër skuadra që duan shërbimet e qendërmbrojtësit gjerman.

Real Madrid, Manchester United, Barcelona dhe Juventus janë skuadrat që kanë treguar interesim për lojtarin.

Chelsea s’mund të futet në negociata për rinovim kontratash apo transferime të lojtarëve, pa u sqaruar situata me Abramovich dhe shitjen e klubit.

Barca, Juve, United e Real janë gati të shfrytëzojnë situatën dhe t’i japin Rudigerit një kontratë të favorshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat