Javë shumë e nxehtë në Ligën e Parë të Kosovës 

Futboll

Javë shumë e nxehtë në Ligën e Parë të Kosovës 

Nga: K. Goca Më: 14 prill 2022 Në ora: 18:22
Javë shumë e nxehtë në Ligën e Parë të Kosovës 

Të premten zhvillohen tri ndeshje e të shtunën dy në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi A. 

Javë shumë e nxehtë si për skuadrat që luftojnë për pozitën e dytë dhe si për skuadrat për ekzistencë.

Besa e Pejës, Rahoveci, Drenasi e Trepça, duan fitore me çdo kusht në luftë për ekzistencë.

Derbi zhvillohet në Prizren mes Lirisë dhe Phoniex, në luftë për pozitën e dytë.

Trepça '89 kryeson me 44 pikë, pasojnë Liria 32, Phoniex 31, Vëllaznimi 31, A&N 30, Istogu 27, Trepça 25, Rahoveci 24, Drenasi 21 dhe Besa 19 pikë.

Grupi A, java e 22-të 
E premte

Brestovik: Besa - A&N 
Rahoveci - Istogu
Drenasi - Trepça

E shtunë
Treopça '89 - Vëllaznimi
Liria - Phoniex

Ndeshjet fillojnë në orën 14.00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat