Ferizaj kundër 2 Korrikut, Vushtrria përballet me Ramiz Sadikun 

Futboll

Ferizaj kundër 2 Korrikut, Vushtrria përballet me Ramiz Sadikun 

Nga: K.G. Më: 14 prill 2022 Në ora: 18:36
Ferizaj kundër 2 Korrikut, Vushtrria përballet me Ramiz Sadikun 

Vetëm Vushtrria - Ramiz Sadiku luhet të dielën, ndërsa të gjitha të tjerat të shtunën, në kuadër të javës së 22-të të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.

Kryesuesi Ferizaj e pret 2 Korrikun e Prishtinës, ndërsa Flamurtari luan në udhëtim ndaj Kikës së Hogoshtit. 

Ndeshje interesante pritet edhe mes Vllaznisë së Pozhoranit dhe Arbërisë së Dobrajës së Madhe.

Ferizaj kryeson me 46 pikë, pasojnë Vushtrria me 42, Fushë Kosova 34, 2 Korriku 32, Ramiz Sadiku 30, Flamurtari 27, Arbëria 27, Kika 22, Vllaznia 18 dhe Vitia 10.   

Java e 22-të, Grupi B
E shtunë

Vitia - Flamurtari
Kika - Fushë Kosova
Vllaznia - Arbëria
Ferizaj - 2 Korriku

E diel 
Vushtrria - Ramiz Sadiku
Ndeshjet luhet në orën 14.00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat