Marquinhos zbulon vendimin

Futboll

Marquinhos zbulon vendimin

Më: 14 prill 2022 Në ora: 22:29
Marquinhos zbulon vendimin

Ndërsa diskutimet për zgjatjen e kontratës së tij duket se po zvarriten, Marquinhos siguron se ai synon të qëndrojë në Paris Saint-Germain për një kohë shumë të gjatë.

Kontrata e tij përfundon në qershor 2024 dhe Marquinhos po diskuton për ta zgjatur atë edhe për dy sezone. Mirëpo, ditët e fundit ka pasur raportime nga mediet franceze se negociatat kanë filluar të ndërlikohen, sidomos pas eliminimit ndaj Real Madridit. Megjithatë nga ana e brazilianit nuk ka dyshime për të ardhmen e tij dhe ajo do të jetë në Paris.

“Unë jam këtu për gati 10 vjet. Tre fëmijët e mi kanë lindur këtu dhe me gruan time, kemi ndërtuar historinë tonë këtu, kemi jetuar pothuajse gjithçka së bashku në Paris. Mendoj dhe shpresoj se do të vazhdojë të qëndrojë këtu”,- u shpreh kapiteni i PSG-së në faqen zyrtare të klubit.

I mbërritur në 2013-ën në PSG nga Roma për rreth 35 milionë euro, Marquinhos u ngrit në radhët e Parisit në mënyrë të pandalshme.

Të gjithë trajnerët që kanë pasur sukses në krye të klubit parizien janë shprhur në të njëjtën mënyrë për cilësitë e brazilianit, i cili madje ka marrë shiritin e kapitenit që nga largimi i Thiago Silvës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat