Xavi pas eliminimit: Zhgënjim shumë i madh

Futboll

Xavi pas eliminimit: Zhgënjim shumë i madh

Më: 15 prill 2022 Në ora: 01:00
Xavi Hernandez

Barcelona është eliminuar në çerekfinale nga Frankfurt, pas ndeshjes foli edhe trajneri i ekipit, Xavi Hernandez.

Barcelona është eliminuar në çerekfinale të Evropa Ligës nga Frankfurti, me rezultat të përgjithshëm 3:4.

Pas ndeshjes trajneri i Barcës, Xavi tha se është shumë i zhgënjyer.

“Nuk kemi ditur të sulmojmë mirë, nuk kemi luajtur si në ndeshjet e tjera.

Është një zhgënjim shumë i madh”, tha Xavi, pas ndeshjes.

Spanjolli, gjithashtu deklaroi se ekipi i tij tashmë kanë qëllim të fokusohen për një vend në Ligën e Kampionëve, në sezonin e ardhshëm.

“Qëllimi për pjesën e mbetur të sezonit është për tu kualifikuar në Ligën e Kampionëve”, vazhdoi ai.

Xavi gjithashtu u shfaq i zhgënjyer edhe me tifozët, pasi kishte pritur një numër më të madh të tyre.

“Sot prisja një Camp Nou me 70.000 tifozë të Barcës, por nuk ka qenë kështu”, vazhdoi ai.

Ky do të jetë sezoni i shtatë që nga hera e fundit kur Barcelona arriti sukses në garat evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat