Cili është më i mirë, Ronaldo apo Messi? Përgjigjet Gerrard

Futboll

Cili është më i mirë, Ronaldo apo Messi? Përgjigjet Gerrard

Më: 15 prill 2022 Në ora: 16:42
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi

Legjenda e Liverpool, Steven Gerrard ka shprehur mendimin e tij se cili është më i mirë, Ronaldo apo Messi.

Debati se cili nga dy yjet e futbollit është më i mirë Leo Messi apo Cristiano Ronaldo nuk përfundon kurrë.

Së fundmi edhe legjenda e Liverpoolit, Gerrard ka treguar mendimin e tij.

Sipas tij Messi është më i miri i të gjitha kohërave, por ai nuk la anash as Ronaldon, pasi thuri lëvdata për të.

“Unë mendoj që ata janë nga një planet tjetër, për dallim nga lojtarët e tjerë që kanë jetuar, ndoshta përveç Peles dhe Maradonas.

Për mua, Messi është lojtar skuadre. Nëse ai është pranë golit, ai do të shikojë të pasojë”, tha Gerrard në një intervistë.

Dy legjendat e futbollit kanë ende për t`iu dhuruar tifozëve paraqitje mbresëlënëse, pasi nuk janë duke e menduar pensionimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat